Serumet hidratues ushqyes përthithen shpejt nga lëkura. Ekspertët thonë se serumet më të mirë hidratues duhet të jenë elementë kryesorë në rutinën e kujdesit gjatë gjithë vitit.
“Serumet me cilësi të lartë ofrojnë një hidratim afatgjatë dhe të thellë të lëkurës, duke çuar në një pamje më të mirë dhe rrezatuese,” thotë dermatologu Michael Detmar për “Vogue”.
“Një veprim më pak i njohur i këtyre serumeve është se ato përmirësojnë shpërndarjen e përbërësve të tjerë aktivë thellë në lëkurë,” shton dermatologia Kate Kerr.
A ia vlen një serum hidratues?
Sipas Dr. Detmar, serumet janë një element thelbësor i hidratimit për të gjitha llojet e lëkurës, sepse ato janë përbërës që nxisin mbajtjen e lagështisë në lëkurë. “Ato nxisin hidratimin pa penguar aftësinë natyrale të lëkurës për t’u hidratuar, ndërsa ka studime që tregojnë se përdorimi afatgjatë i hidratuesve mund të prishë shtresën e jashtme të lëkurës, çka çon në dehidratim,” vijon Kerr.
Çfarë duhet të kërkoni në një serum hidratues?
Serumet më të mira hidratuese janë me bazë uji, por cilët përbërës të tjerë duhet të keni kujdes? Dermatolgia Kerr dhe Dr. Detmar pajtohen në faktin se acidi hialuronik duhet të jetë një nga kryesorët në listë. Përveç acidit hialuronik, kërkoni edhe glicerinë. Kerr thotë se “ato janë pjesë e mekanizmave natyralë hidratues të lëkurës sonë dhe kur aplikohen çdo ditë, ato nuk e prishin funksionalitetin e lëkurës”.
Përbërës të tjerë të rekomanduar nga ekspertët:
Niacinamide
Retinoli dhe peptidet
Antioksidantë si vitamina C dhe E
Acidet e buta si acidi laktik
Sheqernat që përmirësojë hidratimin
Burimi: Vogue