Lajme

Pse Rusia po krijon qendra paraburgimi në Ukrainë?

05/01/2022 14:48
nga:G B

Që nga fillimi i luftës, qindra mijëra njerëz janë dëbuar me forcë në Rusi nga forcat pushtuese. Numri i saktë ende nuk dihet, por më 21 prill Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, tha se rreth gjysmë milioni janë “evakuuar” në Rusi.

Zyrtarët rusë kanë pohuar se 420,000 civilë janë evakuuar vullnetarisht. Shumë kaluan nëpër “kampet e përqëndrimit” rus gjatë largimit nga Ukraina.

Por çfarë janë këto qendra paraburgimi?

Koncepti i “kampeve të përqëndrimit” u shfaq për herë të parë në fund të Luftës së Dytë Botërore, pasi Bashkimi Sovjetik dhe forcat e tjera aleate shpëtuan të burgosurit nga nazistët. Rreth 2.4 milionë qytetarë sovjetikë, kryesisht ushtarë, i mbijetuan kampeve të përqendrimit, raporton abcnews.al.

Por lirimi i tyre i vendosi ata përballë  testimit nga ushtarët, të cilët  ishin të shqetësuar se ata që ishin zënë robër ose ishin të zhvendosur nga lufta ishin të ekspozuar ndaj ndikimeve liberale jashtë vendit.

Riatdhesimi i detyruar rezultoi në kthimin e rreth 5 milionë njerëzve në Bashkimin Sovjetik. Për të kundërshtuar ideologjinë anti-sovjetike, më shumë se 4 milion prej tyre iu nënshtruan, kontrollit rigoroz, marrjes në pyetje dhe burgosjes në qendrat e paraburgimit të ndërtuara nga policia sekrete dhe agjencitë e inteligjencës.

Rreth 280,000 u internuan në gulag. Pesë dekada më vonë, kampet e përqëndrimit  u “rifshfaqën” në Çeçeni, një rajon me shumicë muslimane në pjesën veriore të Kaukazit. Gjatë dy luftërave të viteve 1990, autoritetet ruse ndaluan civilë në postblloqe, duke dërguar mijëra prej tyre në kampe,  në një përpjekje për të zhdukur separatizmin çeçen, adhuruesit e të cilit Kremlini i cilësoi  si terroristë dhe banditë.

Abuzimet e të drejtave të njeriut duke përfshirë përdhunimin, zhvatjen, rrahjet dhe torturat u dokumentuan nga grupet e të drejtave të njeriut. Në shumë raste, të paraburgosurit thjesht zhdukeshin.

Përpara pushtimit të Rusisë, zyrtarët amerikanë thanë se forcat ruse po krijonin lista të njerëzve që do të vriteshin ose do të dërgoheshin në kampe. Objektivat e mundshëm përfshinin disidentë rusë dhe bjellorusë në mërgim, aktivistë kundër korrupsionit, anëtarë të pakicave fetare dhe etnike dhe grupit LGBT.

Sipas imazheve satelitore, nga Maxar Technologies, forcat e mbështetura nga Rusia kishin filluar të ndërtonin një kamp të përkohshëm në fshatin e kontrolluar nga Rusia të Bezimenne pranë qytetit port të Mariupol, në Ukrainën juglindore.

Sipas dëshmitarëve, ukrainasit e dërguar atje u fotografuan dhe u detyruan të dorëzonin telefonat e tyre dhe kartat e identitetit përpara se të merreshin në pyetje dhe të deportoheshin në Rusi. Kremlini i përshkruan këta njerëz si “refugjatë”. Rossiyskaya Gazeta, një gazetë pro-Kremlinit, pretendon se 5000 civilë u kontrolluan në Bezimenne për të parandaluar “nacionalistët ukrainas të depërtonin në Rusi”.

Por të arratisurit kanë treguar një tjetër histori, duke i krahasuar kushtet me ato të një getoje apo kampi përqendrimi. Ata pretendojnë se kanë qenë dëshmitarë të torturave dhe vrasjeve të kryera nga shërbimet ruse të sigurisë për të zhdukur “nazistët ukrainas”.

Sipas OKB-së, dëbimi i njerëzve nga një territor i pushtuar përbën një krim lufte. Rusia nga ana tjetër këmbënguli se zhvendosja e civilëve nga forcat e saj të armatosura është beninje dhe vullnetare.

Por kampet e përqëndrimit duket se janë një mjet lufte, i përdorur për të fshirë identitetin ukrainas.