Shkruan: Shenoll Muharremi
Ndoshta për shkak se nuk ka kauza. Në fakt janë dy kauza por nuk po japin rezultat: (a) Kauza Anti-Kurti dhe (b) Kauza Anti-Korrupcion. Kurti është personi më i pëlqyer në vend ndërsa kauza tjetër anti-korrupsioni nuk po funksionon për shkak të historisë së partive opozitare të cilat kanë qeverisur gjatë dhe ndoshta nuk kanë kredibilitet për këto tema. Rrjedhimisht opozita nuk ka kauza efektive dhe funksionale. Cila është kauza e LDK? I paraqiti 100 projekte por asnjë objektivë e kauzë. Cila e PDK? Lufta dhe UÇK? Këto janë të stërpërdorura dhe nuk janë kompatibile me të ardhmën dhe nevojat e vendit.
Ky pra, pas faktit që nuk janë të bashkuar, mund të jetë njëri nga problemet kryesore pse opozita nuk po dhez më shumë në kohën kur gjendja ekonomike dhe politike është në krizë të thellë. Edhe matjet kanë treguar që shumica e qytetarëve nuk janë të kënaqur me orientimin ekonomik dhe politik të vendit. E si nuk po dhez opozita në këto kushte? Kauzat e tyre ose janë jo-relevante ose po mungojnë.
Cilat mund të jenë kauzat e tyre që mund të japin efekt? Më së miri është të shofim brengat e qytetarëve si dhe të konsultojmë trendet globale dhe nevojat e vendit për ardhmëri. Brenga numër një në Kosovë është kosto e jetës apo çmimet e larta! Kjo me gjasë është Kauza Nr 1. Adresimi i inflacionit dhe uljes së çmimeve, rrjedhimisht rritja e produktivitetit. E di që kanë tema ‘publike’ dhe më bajate sesa me folë në kafe për Serbinë, por kështu po rekomandon sovrani dhe kjo duhet të merret parasyesh nga partitë opozitare.
Brenda dhe problemi numër dy është papunësia dhe pagat e ulta. Derisa disa cmime janë rritur deri 150%, paga mesatare është rritur vetëm 14euro. Ndërsa për 10 vite vetëm 98 euro. Në anën tjetër është e çuditshme, por edhe kërkohen punëtorë edhe ka papunësi të thellë. Dmth kemi një mis-match të nevojave dhe ofertës tek punësimi. E mbi 700,000 persona janë jashtë tregut të punës dhe të papunësuar. Kauza Nr 2 është kjo, papunësia dhe reformat e investimet në Tregun e Punës.
Cilësia e Ajrit apo Ambienti dhe Shëndeti Publik mund të jetë kauza Nr 3 më e rëndësishem për shkak se po vdesim të rinjë dhe fëmijët po thithin ajrin toksik shumicën e vitit. Numri i rasteve me kancere po rritet e 30% të kancereve të zemrës, mushkrive dhe trurit janë si pasojë e ajit të ndotur në vend. Kjo nuk ka si të jetë një kauzë se ka implikime të rëndësishme në shëndetin publik dhe ekonomik.
Ulja e Deficitit Tregtar është ndoshta problemi më i madh ekonomik për Kosovën për shkak se rreth -50% të GDP që gjenrohet, prodhohet, me shumë mund e djersë e qesim jashtë vendit cdo vit. Kjo, ulja e deficitit, zëvendësimi i importit me produkte vendore, është padyshim një kauzë shumë me rëndësi dhe mund të jetë Kauza Nr 4. Gjithashtu është edhe patriotizëm modern se ndikon në rritjen e ekonomisë, punësimit dhe konkurrenshmërisë së bizneseve Kosovare.
Agjenda e Gjelbërt përfshi Energjinë e Ripërtrishme, Makinat Elektrike, mobilitetin dhe qëndrueshmërinë energjetike të vendit është padyshim lartë në listën e kauzave të nevojshme (Kauza nr 5). Kosova jo vetëm që duhet të rris kapacitetet e energjisë por duhet të bëjë këtë në harmoni me shëndetin publik dhe teknologjik.
Tekonoligjia dhe Tranformimi në një ekonomi ICT dhe Digjitale është i rëndësishme për jetën, biznesin dhe ekonominë në kohërat që po jetojmë. Gjithcka në jetë thujase kontrollohet me teknologji. Nuk është am më ri resursi kryesor, janë ‘data’ të dhënat, algoritmet. Fimat më të mëdha në botë janë teknoligjike. Edhe makinat elektrikre jane sikurse aplikacione të teknoligjiës. Andaj Teknoligjia dhe Digjitalizimi i Ekonomiksë, Jetës dhe Biznesit është Kauza nr 6.
(Kauza 7) Ndërmarrësia me gjasë duhet të jetë numër një për Kosovën marrë parasyesh potencialin e saj dhe nevojat biznesore të vendit. Lidhja dhe harmonizimi i ndëmarrësisë, inovationit dhe arsimit është një kauze thelbësore për vendin. Gjithsesi është tepër e rëndësishme për të ardhmën e Kosovës. Sëndërtimi i Republikës së Ndërmarrësisë është një kauzë staraegjike për vendin dhe mund të mbajë rininë tonë në vend dhe rritë eksportin e shërbimeve dhe ul deficitin tregtar derisa e rrit ekonominë e vendit dhe mbajnë rininë tonë në vend.
Këto ishin vetëm disa kauza në të cilat opozita mundet të fokusohet dhe të i zhvilloj. Kauza Anti-Kurti dhe Anti-Korrupcion nuk po funksion për aryse që përmenden. Pra kauzat sikur: (1) Ulja e Çmimeve/Anti Inflacioni; (2) Reformimi i Tregut të Punës/Papunësia; (3) Shëndeti Publik/Ajri i Pastër; (4) Ulja e Deficitit Tregtar/Rritja e Prodhimit dhe Konkurrencshmërisë vendore; (5) Agjenda e Gjelbërt me Energji të Ripërtrishme, Makina Elektrike, Drunjë/Parqe; (6) Tekonoligjia dhe Digjitalizimi; dhe (7) Krijimi i Republikës së Ndërmarrësisë janë disa kauza kryesore që mund të japin efektin e duhur dhe lidhen edhe me brendat e qytetarëve edhe me potencialin zhvillimor të Kosovës.
Tranzicioni apo kapërcimi nga kauzat aktuale në kauza e kohës dhe nevojave dhe potencialit mund të energjizoj opozitën dhe lidhë ata me njerëzit dhe nevojat e tyre. Të njejtën kohë e bëjnë garën politike më konkurruese dhe e adresojnë hallin e Kryeministritë për ‘zhdukjen’ e opozitës. Kosova ka nevojë për konkurrenë më kualitative politike që të nxjerë më të mirën nga situata dhe resurset aktuale.