Lajme

Pse nuk u deklarua deri sot për takimin e 18 gushtit? Kurti tregon arsyen

08/24/2022 11:50
nga:G B

Kryeministri Kurti është deklaruar sot për takimin e 18 gushtit në Bruksel, me presidentin Vuçiq, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se nuk është deklaruar deri sot pasi ka pasur dakordim që të mos deklarohet, për shkak se kjo do të ndikonte negativisht në dialog.

Por, ai pa i përmendur emrin e Vuçiqit, tha se jo të gjithë i janë përmbajtur këtij deklarimi, derisa Vuçiq ka folur të dielën për takimin.

“Nuk jam prononcuar pas takimit pasi ka pasur një dakordim intern për mos deklarim, për mos acarim, nga brenga që kjo do të ndikonte negativisht në ecurinë e dialogut.  Jo të gjithë i janë përmbajtur këtij dakordimi”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë./Gazeta Blic/