Showtime

Pse nuk është martuar Capital T? , Reperi flet si rrallë herë për jetën sentimentale

09/20/2021 11:18
nga:G C

Reperi shqiptar, Capital T, vazhdon të jetë një nga artistët më të dashur për publikun.

Së fundi, Capital T ka qenë i ftuar në emisonin ‘Robi plaket kur don vet’ ku ka folur edhe për jetën e tij private, gjë që e bën shumë rrallë, shkruan GazetaBlic.

Gjatë kësaj bisede reperi ka zbuluar se është beqar duke u shprehur: “Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen”.

Ndryshe, Capital T para pak dite ka publikuar projektin e tij të rradhës “Valle” të shoqëruar me videoklip./GazetaBlic/