Lajme

Pse nuk e tërhiqni Albulena Haxhiun pasi nuk i ka marrë votat? Kurti: Nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, e sjellim emrin tjetër

07/02/2025 21:17
nga:G B

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur lidhur me bllokadën institucionale dhe mos votimin e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se Albulena Haxhiun nuk po e votojnë për mbretëreshë, teksa përmendi ftesën për partitë që të bëjnë marrëveshje pako për kryesinë e Kuvendit.

Gjithashtu, tha se i ka dërguar dhe LDK-së ftesë.

“Ne jemi ata që kemi dërguar ftesa për takime e marrëveshja. Albulena Haxhiu tha që nëse nuk votohet me votim të fshehtë, tërhiqem. Le ta provojmë një herë të vetme votimin e fshehtë. Nëse nuk i fiton 61 vota, ne sjellim emrin tjetër dhe vazhdojmë”, tha ai.

“Së pari, garancion nuk ka. Nuk e dimë që i kemi 61 vota. Por është detyra jonë që të gjejmë zgjidhje. Është gabim dhe dëm nëse nuk e provojmë”, deklaroi Kurti./Gazeta Blic/

Kurti: Në aktgjykim të Kushtetueses nuk thuhet që Avni Dehari e ka shkelur Kushtetutën – s’ka bërë shkelje