Showtime

Pse nuk dëshironte të krijonte një lidhje me Dj Dagz brenda “BBV”? Einxhel tregon arsyen

05/01/2022 13:13
nga:G B

Einxhel dhe Dagz vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të pëlqyera për publikun.

Ata kanë rrëmbyer publikun me marrëdhënien e tyre në “BBV”.

Në fillimin e romancës së tyre ata hezituan të nisnin lidhje brenda shtëpisë së “BBV”, gjë e cila me kalimin e kohës ndryshoj pasi ndjenjat ndaj njëri-tjetrit u rritën.

Einxhel ishte e ftuar së fundi në “Why Not”, ku edhe u pyet nëse njihnin njëri-tjetrin mjaftueshëm.

Ish banorja ka treguar gjithashtu se ajo nuk ka dashur të krijonte një marrëdhënie brenda shtëpisë por rezultoi që artisti i pëlqeu.

Sipas saj ajo nuk ka dashur të niste diçka me Dj Dagzin pas nuk dëshironte të penalizonte lojën e njëri-tjetrit.

“Mendoj që nga intervista e fundit që ka qenë këtu pasi ishte java e parë që kisha dalë më ka njohur shumë mendoj që më ka njohur mjaftueshëm. Kjo nuk do të thotë që unë jam akull e ftohë, kjo do të thotë që më pëlqen t’i bëj hapat e sigurt, të mos bëj premtime. Besoj se më ka njohur mjaftueshëm. Unë nuk kam qenë e ftohtë, thjesht nuk kam dashur të hidhem në një marrëdhënie. Përveç pjesës që s’doja të krijoja marrëdhënie aty brenda por ja më pëlqeu çfarë t’i bëja.”, tregoi Einxhel.

Ajo gjithashtu tregon se nuk e ndjente veten të krijonte një lidhje aty brenda.

“Me mendjen time isha çfarë do bëj, më pëlqen, po ta lë për jashtë, aty është, nuk do ikë. Sado që unë e kisha ndarë mendjen që nuk do ndodhte, por mund të them që mund të kem qenë gati që shumë më përpara ta puthja Dagzin dhe vetë ta bëja atë hap, por thjesht ngurroja sepse nuk kam dashur të penalizoja as lojën e atij, as rrugëtimin tim. Unë kisha qenë shumë e saktë në parashikimin tim, sepse ashtu ndodhi. Në momentin që unë dhe Dagz u puthëm banorët na u vunë kundër. E vetmja gjë që mund të bëni kundër ishte të të nominonin dhe vihesh në atë presionin që Ok njëri nga ne të dy tani do dalë.”, përfundoi ajo.

Pas daljes nga aty ata janë shfaqur pothuajse secilin moment bashkë, ku edhe ishin mjaftë aktiv në rrjete sociale duke ndarë imazhe bashkë me ndjekësit e tyre.