Humbësja e vërtetë është vetëm personi i tretë…
Të zbulosh se partneri të ka tradhtuar, mund të duket si gjëja më e keqe që mund të ndodhë, por hulumtimet sugjerojnë se gratë që tradhtohen në të vërtetë ‘fitojnë’ në jetë në planin afatgjatë.
Sipas hulumtimit psikologjik mbi efektet e ndarjeve të shkaktuara nga tradhtia dhe kush përfiton në këto situata, një sondazh me 5,705 njerëz nga 96 vende zbuloi gjetje interesante.
Studimi zbuloi se në fakt ka mjaft përfitime të mbështetura shkencërisht për gratë që u tradhtuan – kryesisht sepse nuk janë më me një partner jobesnik, por edhe sepse gratë përfundimisht rriten nga përvoja dhe mësojnë të zgjedhin bashkëshortë më të mirë në të ardhmen.
Humbësja e vërtetë është vetëm personi i tretë. Ajo zgjedh të qëndrojë me dikë që ja ka provuar se është i pabesë.
Ekspertët madje thonë se nëse personi që kreu tradhtinë do të krijojë një lidhje me të, me shumë gjasa nuk do t’i zgjasë.
Ndërsa ju, në lidhjen e radhës, pasi periudha e keqe 6 mujore të ketë kaluar do të jeni gati të keni në krah dike që është vite dritë më i përshtatshëm sesa thjesht një tradhtar.