Klubi i Ballkanit ka zyrtarizuar transferimin e Albion Rrahmanit.
Ballkani ka arritur transferimin e tij dhe e ka njoftuar këtë me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Lewandowski” tani s’do të jetë më i Malishevës, por i Suharekës.
Ja njoftimi i Ballkanit:
“Të dashur tifoz Një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë ishte Albion Rrahmani,
Me Rrahmanin kemi nënshkruar kontratë për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024.
Paraqitjet mbreslënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Lewandovski”.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë.
Urojme që tani Lewandovski I Ballkani-t të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atije personale ?
Na priftë e mbara Suharekë”, shkruan Ballkani.
/GazetaBlic Sport


