Sporti

Pse Lewandowski dhe Szczesny u futën në fushë kundër Shqipërisë me mbiemrat e të tjerëve në fanellat e tyre?

03/28/2023 11:24
nga:Lorik J

Polonia mbrëmë ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 1:0 në shtëpi dhe golin e vetëm e ka shënuar Swiderski në minutën e 41-të.

Në këtë ndeshje është parë një detaj interesant në fanellat e yjeve kryesorë të kombëtares polake, përcjell GazetaBlic Sport.

Përkatësisht, Robert Lewandowski dhe Wojciech Szczesny mbanin mbi shpinë mbiemrat e të tjerëve.

Fanella e portierit polak kishte mbiemrin Szemik, ndërsa sulmuesi mbante mbiemrin Pajor. Nuk ishte gabim, por synimi i polakëve ishte promovimi i futbollit të femrave, pasi bëhet fjalë për mbiemrat e dy futbollisteve të këtij vendi.