Showtime

Pse Kate e detyrua të bënte publike diagnozën e kancerit?

04/02/2024 09:50
nga:N K

Princesha Britanike Kate u detyrua të komunikonte për diagnozën e saj të kancerit pasi lajmet për gjendjen e saj shëndetësore thuheshin se do të dilnin. Kështu raporton Daily Mail.

Kate njoftoi në një video-mesazh më 22 mars se kishte kancer dhe po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese.

Por sipas “një burimi të mirëvendosur në Pallatin Kensington” të Daily Mail, ai mesazh u publikua më shpejt se sa ishte planifikuar, sepse në të kundërt lajmi rrezikonte të dilte.

Është e paqartë nëse ajo rrjedhje e supozuar erdhi nga Klinika e Londrës, spitali privat ku Kate iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, apo nga diku tjetër.

Autoritetet britanike hapën një hetim në Klinikën e Londrës javën e kaluar pasi punonjësit e klinikës u përpoqën të shikonin të dhënat mjekësore të princeshës pa leje.