Kanadaja po e rrit praninë ushtarake dhe diplomatike në Arktik, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të riafirmuar sovranitetin e saj në një rajon që përbën 40 për qind të territorit kanadez dhe 75 për qind të vijës së saj bregdetare.
“Gjithcka flet për rëndësinë e Veriut dhe Arktikut, që po bëhet mjedis i kontestueshëm, jo doemos në mënyrë të drejtpërdrejtë ushtarake, por në aspekt të dispozicionit, lundrimit, lehtësisë së qarkullimit”, tha Daniel Riviere nga Forcat e Armatosura Kanadeze.


