Mospajtimet në mes të Anës dhe Stresit vazhduan edhe sonte në Prime.
Ana tha se Stresi ka thënë prej fillimi që e përkrah Edonin, por në të vërtetë, sipas saj, nuk e ka bërë.
“Stresi prej fillimit ia ka rrahur krahun Edonit, ama veç si Edon e çka do të thotë kjo, Edoni me u vesh e me u zhvesh e me dalë cullak, ai prapë është Edon nuk janë 100 milionë njerëz në një njeri. Unë e përkrah Edonin si njeri, që ka të drejtën çdokush me ekzistu në këtë botë qysh ka qejf vetë. Nëse Edoni të thotë ty a po vjen me këndu, ndihmom mu si Edon, nëse i thu të kam dost, ti e bën atë se e ke shok, por e kemi parë që këtu nuk ka shoqëri”, tha Ana.
Mirëpo Stresi tha se nuk e përkrah komunitetin LGBTI, andaj edhe Ana e pyeti se pse u vesh si femër atë ditë me Getinjon.
“Pse je veshur si femër atë ditë” e pyeti Ana, ndërkaq Stresi u përgjigj se e bëri për buxhetin.
“Për buxhetin e këtyre vëllezërve dhe motrave”, iu përgjigj Stresi.


