Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syle Ukshini ka folur për raportet ndërmjet Qeverisë Kurti 2 në Kosovë me raportet e Qeverisë Rama 3 në Shqipëri.
Sipas tij hidhërimi i ndërmjet kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, “është si hidhërimi ndërmjet vëllezërve që nga një herë ka dhe hatër mbetje në këtë rrugti,in tonë gjatë historisë ka pasur shpesh herë edhe hatër-mbetje”.
Më tej ai ka thënë se kjo është tejkaluar pasi Rama i dërgojë marrëveshjet dhe u prit në vizitë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glaku Konufca.
“Por me faktin që Rama i dërgojë marrëveshjet, me faktin që ai erdhe dhe u prit nga Vjosa Osmani dhe u prit nga kryetari Parlamentit, unë mendojë që atë hidhërimin që kishte kryeministri Kurti me të drejt a pa të drejt duhej ta gëlltiste për hir të momentit”, ka thënë Ukshini.
Ndërkohë ai ka thënë se prishja e raporteve me Shqipërinë e shfrytëzohet nga kundërshtarët.
“Kundërshtarët [Kosovës] do të thonë kur num merren vesh këta [Shqipëria dhe Kosova] në mes tyre si do të merremi në vesh me ta”, ka theksuar ai.
Tutje ai ka thënë se përkrahja e Ramës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Këshillin e Evropës për krerët UÇK-së u kalua në heshtje nga Kosova dhe sipas tij kjo është arsye pse Ramës ka mundur t’i mbete hatri.
“Rama me propozimin që e bëri për Asociacionin me darft statutin[ që e dërgoi në Gjermani, Francë dhe Bashkimit Evropian], unë mendojë që duhej paraprakisht të konsultohej me liderët e Kosovës në opizitë dhe pozitë”, ka thënë Ukshini.
“Unë e përcolla Ramën në Klan Kosova, dhe njeriu vetvetiu[ në mënyrë të pavetëdijshme] tregon disa gjera ku qëndron problemi, derisa Glauku e përmendi mbledhjen e dy qeverive që dukej si hatër mbetje, Rama vazhdimisht e përmendet unë skam formuar parti këtu në Kosovë nuk kam marrë pjesë në zgjedhje d.m.th kjo tregon që ai e kishte një mllef ose zanafilla e prishjes se tyre fillon me pjesëmarrjen e Kurti në zgjedhje në Shqipëri”, ka analizuar ai.
Ai ka përfunduar duke thënë se pjesëmarrja e kryeministri Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë ishte e pa zakontë.