Lajme

“Pse ishte nervoz Konjufca në seancën për presidentin” ironizon Kërceli: Ndoshta ndjehu dhimbje për LDK-në

10/12/2026 19:17
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i është pyetur që pse Glauk Konjufca në seancën e zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula “ishte nervoz”.

Kërçeli tha se Konjufca ka qenë shumë i lodhur.

Madje ironizoi duke thënë se “ndoshta iu ka dhimbur LDK-ja që mbeti keq atë natë”.

“Konjufca nuk është ambicioz në pozita të caktuara. Atë ditë ka qenë një lodhje e tij, ishin 48 orë tensionuese dhe uronin të bëhet një zgjidhje. Ndoshta edhe ju ka dhimbur LDK-ja që mbeti pak si keq aty”, ka thënë ai në T7.