Lajme

Pse gjithë këto aksidente ajrore ditëve të fundit, çfarë thonë ekspertët e sigurisë?

12/30/2024 16:14
nga:N K

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka komentuar valën e aksidenteve ajrore që kanë shkaktuar qindra viktima gjatë javës së fundit, duke pretenduar se kemi të bëjmë me sabotazh nga shtetet e Rusisë.

Sipas Shalës, gjatë këtij viti janë regjistruar dhjetëra sabotazhe të ndryshme në infrastrukturat kritike të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

“Aksidentet ajrore mund të kenë lidhje me linjat ajrore të caktuara, të cilat kanë lëvizur brenda destinacioneve evropiane, duke i cilësuar këto veprime si sulme subversive ndaj sistemit të aviacioneve civile”, tha ai në Klan Kosova.

Shala shtoi se hetimet për aksidentet kanë treguar se të gjitha ato kanë pasur dëmtime të sistemeve mekanike dhe elektronike, dhe se një ngjarje e tillë në një periudhë të shkurtër nuk mund të jetë rastësi.