Opinion

Pse e gjithë kjo “lakmi” për luftë e kryeministrit tonë !!!

09/17/2022 19:46
nga:Shkruan: Fatmir Sheholli

Në tri intervistat e fundit për mediumet ndërkombëtare kryeministri ynë Albin Kurti po e përmend luftën.
Unë kur përmendi diqka që nuk e kamë provuar, për shembull naj ushqim atëherë e di që më ka mbet “zhig” për shijen e atij ushqimi apo fryti të paprovuar.

Kur botërisht dihet që në shtetin tonë janë forcat e aleancës më të fuqishme në botë NATO-së ( KFOR) dhe të trumbetosh me thënjën “luftë” minimalisht duhet të jesh i informuar nga KFOR-i që situata e sigurisë dhe cenimi i integritetit dhe sovranitetit tonë është në rrezik. E nëse i referohemi komunikatave të komandantit të KFOR-it vazhdimisht pohojn se situata është stabile.

Parashtrohet pyetja kush po e alarmon kryeministrin tonë që lufta është në prag të derës!? Bile, me kqyr hollë e hollë komandatne supreme e shtetit tonë është presidentja Vjosa Osmani dhe ajo do të ishte e rrugës të njoftoi opinion a është Kosova në rrezik të luftës.

Kjo lakmi për luftë duhet të jetë diku e bazuar. Ky popull nuk meriton trauma psiqike për hatër se dikujt ju ka tek me përmend luftën. Është jashtë çdo logjike të flasim për luftë kur neve na nevojitet kthimi i mësusesve, arsimtarve, profesorve e fëmijve tanë në sistemin shkollor. Është e palogjikshme të flitet për luftë kur neve na nevojitet ligji i pagave dhe kodit civil dhe shumë e shumë ligje tjera që rregullojn jetën e qytetarve të këtij vendi.

Kjo “ndjenjë” e “lakmis” për luftë më shumë po më duket si përpjekje e amortizimit të shumë problemeve që kanë dal në shesh kohëve të fundit.

Ky popull shqipëtar i shtetit tonë ka ditur askush pa i thanë ti del zot tokës së vet, andaj të jeni të sigurt që nëse cenohet liria e tij askush s’ka nevojë ti tregoi çka duhet të veproj!