Trëndelina Kastrati është kandidate për asamblenë komunale të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit, raporton Gazeta Blic.
Pse duhet votuar ajo?
“Trëndelina është një grua që gjithë jetën ia ka kushtuar punës, shkollimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Me 22 vite përvojë pune, ajo çdo ditë është përballur me njerëz dhe problemet e tyre, duke i ndihmuar me profesionalizëm e me zemër”.
Ajo ka studiuar në SHBA.
“Shkollimi dhe përvoja e saj në SHBA i kanë dhënë një horizont më të gjerë, ide moderne dhe vizion praktik për zhvillim. Ajo është fituese e dy bursave prestigjioze në SHBA: University of Ëisconsin International Club Scholarship dhe US Dean’s List Scholarship, të cilat e dëshmojnë përkushtimin dhe aftësitë e saj akademike”.
Postimi i saj i plotë:
Pse të votojmë Trëndelinën?
Sepse Trëndelina është një grua që gjithë jetën ia ka kushtuar punës, shkollimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Me 22 vite përvojë pune, ajo çdo ditë është përballur me njerëz dhe problemet e tyre, duke i ndihmuar me profesionalizëm e me zemër.
Shkollimi dhe përvoja e saj në SHBA i kanë dhënë një horizont më të gjerë, ide moderne dhe vizion praktik për zhvillim. Ajo është fituese e dy bursave prestigjioze në SHBA: University of Wisconsin International Club Scholarship dhe US Dean’s List Scholarship, të cilat e dëshmojnë përkushtimin dhe aftësitë e saj akademike.
Trëndelina ka qenë Kryetare e Unionit të Farmacistëve, si dhe Nënkryetare e Forumit Rinor, duke treguar lidership të hershëm dhe aftësi për të organizuar e udhëhequr. Që nga ditët e hershme si aktiviste e studentëve, deri tek angazhimi i saj si asambleiste në komunen e Prizrenit, ajo ka dëshmuar se është gjithmonë në krah të qytetarëve.
Ajo është shembulli i një njeriu të sinqertë, të arsimuar dhe me integritet. Trëndelina është e gatshme të punojë pa u lodhur për një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe me mundësi më të mëdha për të gjithë, pa dallime.
Më 12 tetor, votoni nr. 9 – votoni për Trëndelinën, sepse Prizreni meriton më shumë!


