Mërgim Lushtaku, një ndër deputetët më të votuar në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit, ka shërbyer si pjesë e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere gjatë katër viteve të fundit.
Ai ka luajtur një rol kyç në menaxhimin e financave publike dhe përmirësimin e politikave të transfereve dhe investimeve.
Ai njihet edhe për qëndrimin e tij kategorik kundër martesave të gjinisë së njëjtë- duka paralajmëruar votë kundër Kodit Civil.
Madje, vota e tij ishte përcaktuese që mos të kaloj ky projektkod.
Ai njihet edhe për iniciativën që të lejohet futja e veturave më të vjetra në Kosovë- iniciativë kjo që do t’i favorizonte shumë familje kosovare. Ndërkaq, gjatë fushatës elektorale atë e ka kopjuar edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, duke u premtuar qytetarëve lejimin e futjes së veturave më të vjetra.
Përkushtimi i tij ndaj transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm e bën Lushtakun një lider të besueshëm. Votoni për Mergim Lushtakun – një deputet që ka dëshmuar aftësinë për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve.
Lushtaku, vjen nga Drenica, ku PDK që nga themelimi vazhdon ta ketë bastion të vetin atë zonë, dhe padyshim se rol të madh këtu ka edhe vetë kandidati për deputet me numër 100- Mërgim Lushtaku.


