Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 38, Alban Rraci, tregon arsyejet se pse qytetarët duhet ta mbështesin atë në zgjedhjet e ardhshme.
Rraci në një intervitë dhënë për GazetaBlic, tha se LDK është një parti me tradita të forta dhe serioze, e cila gjithmonë ka pasur interesin e shtetit të Kosovës.
“E para, LDK është parti e vjetër dhe serioze në Kosovë e që ka dëshmuar është prej atyre subjekteve politike që mbi të gjitha e ka interesin e shtetit, arsyeje tjetër është padyshim programi politik që Lidhja Demokratike e ka ndërtuar si rezultat i kërkesave dhe nevojave që sot Kosova ka”, tha ai.
Ai theksoi rolin e tij si i ri dhe si biznesmen i suksesshëm, që do të përdorë përvojën e tij për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe përgjithshëm të vendit tonë.
“Arsyeje tjetër është që unë si i rinj me vullnet dhe dëshirë jam bërë pjesë e kësaj gare në mënyrë që kontributin tim dhe përvojën time që e kam fituar gjatë kësaj periudhe si një afarsit i sukseshëm, me vu në shërbim të qytetarëve dhe si rezultat i kësaj me pas impakt në zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të Kosovës”, potencoi Rraci.
Në një kohë kur, sipas tij, Kosova po merr drejtimin e gabuar, Rraci beson LDK është partia që i ka bë bazat e themelet e shtetit.
“Mendoj që në rrethana kur shteti i Kosovës merr drejtimin e gabuar, mendoj që njerëzit vetëm se kanë filluar të kthehen nga Lidhja Demokratike, mendoj se Lidhja Demokratike është ajo parita politike që i ka bë bazat e themelet e shtetit”, përfundoi 38-shi i LDK-së, Alban Rraci në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.


