Turizem

Pse dhëndrit nuk i lejohet ta shohë nusen me vello para dasmës?

09/09/2022 18:58
nga:G C

Besimi se dhëndri nuk duhet ta shohë nusen me fustanin e nusërisë para ceremonisë ka ekzistuar prej shumë kohësh. Besohet se nëse e sheh para dasmës, martesa e tyre do të shoqërohet me fatkeqësi dhe nuk do të zgjasë shumë. Në fakt është një zakon që e ka origjinën në kohët e lashta.

Martesat e hershme nënkuptonin që nusja dhe dhëndri do ta shihnin njëri-tjetrin për herë të parë në jetën e tyre vetëm në dasmë. Dhëndrit nuk i lejihej të shihte gruan me të cilën do të martohej përpara ceremonisë së dasmës, në mënyrë që të mos ndryshonte mendje për martesën me të.

Në rast se do të ndryshonte mendje, do të dështonte marrëveshja mes familjeve të dhëndrit dhe nuses, e cila në atë kohë përfshinte aspekte ekonomike dhe dukej më shumë si një marrëveshje biznesi sesa me dashurinë.

Duke qenë se nuk lejohej ta shihte nusen para dasmës, dhëndri nuk mund ta shihte as fustanin e nusërisë. Në disa kultura, nusja nuk lejohej të provonte fare fustanin e nusërisë, por lejohej ta vishte atë për herë të parë në ditën e dasmës. /abcnews.al