Lajme

Pse dështoi platforma e KQZ-së?

02/10/2025 20:00
nga:G B

Natën kur sy e veshë ishin te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, platforma online e këtij institucioni doli nga sistemi për orë të tëra.

Ndërprerja shkaktoi konfuzion te publiku që priste publikimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, edhe pse zyrtarët e KQZ-së siguruan se mbledhja manuale e të dhënave, nuk do të ketë ndikim në rezultat.

Këtë e konfirmon edhe ish-shefi i KQZ-së, Adnan Merovci, i cili thotë se, pavarësisht klimës së paqartësisë që ka shkaktuar, problemi nuk e ka ndikuar saktësinë apo besueshmërinë e votave.

Platforma online e KQZ-së u bë vështirë e qasshme shumë shpejt pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ndonëse një pasqyrë të përgjithshme të të dhënave arriti ta sillte.

Ajo u rikthye në funksion mëngjesin e së hënës, por edhe gjatë kësaj dite kishte probleme të kohëpaskohshme.

Blerton Abazi, ekspert i sigurisë kibernetike në Kosovë, pohon se arsye të dështimit të kësaj platforme janë ngarkesa e madhe në të dhe kapaciteti i pamjaftueshëm i softuerit.

Sipas tij, platforma është dashur të testohet paraprakisht, në mënyrë që “problemi teknik të mos shfaqej në momentin më të rëndësishëm – gjatë publikimit të rezultateve paraprake”.

“… sepse, është ai piku, kur të gjithë dëshirojnë të marrin shërbime dhe informacione, dhe sistemi bllokohet ose ngufatet. Kështu, pastaj, vjen edhe deri te kthimi i përgjigjes negative apo mospasja e qasjes në sistem”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Radoniqi njoftoi për bllokimin e platformës pas orës 23:00, apo rreth 4 orës pas mbylljes së vendvotimeve.

Por, shumë shpejt pas orës 19:00, qasja në këtë sistem është shoqëruar me pengesa, derisa është bërë krejtësisht e pamundur.

Merovci thotë se gabim i KQZ-së ka qenë mosinformimi i menjëhershëm i publikut për problemet teknike.

“Është dashur ta pranojë atë realitet, sepse roli i KQZ-së, pas mbylljes së qendrave të votimit, është ta njoftojë opinionin sa më shpejt dhe më saktë”, thotë Merovci për Radion Evropa e Lirë.

Por, me gjithë problemet, ai shpreh bindjen se “saktësia dhe fshehtësia e votave nuk janë rrezikuar”.

Mbrojtjen e tyre, përkatësisht numërimin e saktë e ka kërkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë pas njoftimit për dështimin e softuerit.

Ajo ka thënë se është në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, për t’u siguruar se i gjithë procesi zgjedhor “zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”.

Si mund të shmangen problemet e tilla?

Probleme të ngjashme, KQZ-ja kishte edhe gjatë proceseve të mëhershme zgjedhore, ndonëse më të shkurtra në kohëzgjatje.

Abazi thotë se incidenti i fundit mund t’i shërbejë KQZ-së si mësim i rëndësishëm për të ardhmen.

Sipas tij, KQZ-ja ka të dhëna se sa kërkesa kanë qenë në sistem, në kohën kur ai ka rënë, dhe në bazë të tyre mund t’i rrisë kapacitet në softuer.

“Në atë mënyrë, pastaj, ato do të mund t’i përpunojnë qindra mijëra kërkesa”, thotë Abazi.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Prokuroria e Shtetit tha se nuk ka dhënë urdhër për nisjen e ndonjë hetimi eventual kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – i cili është një organ i përhershëm i pavarur – pas problemeve me platformën.

Gjatë ditës së hënës, KQZ-ja vazhdoi me përditësimin e rezultateve nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri në orët e pasdites janë numëruar mbi 95 për qind e votave dhe, në bazë të tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me rreth 41 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me rreth 7 për qind./REL

Kompania mirëmbajtëse flet sesi uebfaqja e KQZ-së pati probleme por nuk përmend si u shtrembëruan rezultatet