Lajme

Pse dallojnë në thelb dy letrat e Sekretarit Blinken drejtu Kurtit?

02/16/2023 15:49
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

“Dallimin ndërmjet situatave e ka bërë gjeopolitika (agresioni rus në Ukrainë kundër zgjerimit të kufijve të NATO-s).

Tash Serbia në interesin strategjik amerikan është më lart se Kosova në listën e prioriteteve amerikane në Evropën kontinentale. Tërheqja e Serbisë jashtë orbitës ruse është sot interes më madhor i ShBA-së se sa njohja e Kosovës nga Serbia.

Prandaj njohja e Kosovës nga shteti serb “u flijua” për këmbim me vënien e sanksioneve Rusisë nga ana e Serbisë.

Por kësaj ulje të interesimit për Kosovën i ka dhënë kontribut edhe vet Kurti, me hapa të pakoordinuar dhe me përplasje me diplomatët amerikanë. Kush di sadopak për gjeopolitikën e kupton pse Kosova nuk mund ta sigurojë vetveten pa ShBA-në.”