Aktivistët e PSD’së kanë shpërndarë “pesëqindëshe” te objekti i KEDS’it, ku po mbajnë një aksion.
Përveç thasëve të mbushur me kartëmonedha false në vlerë 500 euro, ata kanë vendosur edhe një “çek” në vlerë prej 20 milionë euro.
“Në emër të popullit, paratë e popullit, kapitali privat”, shkruan në “çekun” që PSD-ja ka varur sot në rrethojat e objektit të KEDS-it.
Aktivistët e PSD-së kanë tentuar të hyjnë brenda objektit të KEDS-it, por janë ndaluar nga policia.
Te objekti i KEDS po qëndrojnë edhe dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës.