Lajme

PSD thërret konferencë për medie – shkak vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale

09/13/2022 19:21
nga:G B

Partiasocialdemokrate nesër do të mbajë konferencë për medie. 

Konferenca do të mbahet në orën 13:00, dhe para medieve do të adresohet lideri i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Molliqaj do të flasë në lidhje me vizitën e Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie, ku thuhet se konferenca do të mbahet në zyrat qendrore të kësaj partie.