Partia Socialdemokate e Kosovës ka filluar aktivitetet e saj në kundërshtim të marrëveshjes së Ohrit.
Gjatë së hënës, ky subjekt politik ka zhvilluar aktivitete në sheshet e Prishtinës ku kanë vendosur grafite “Albin Zajednica”.
Të martën, PSD do të mbajë aksion simbolik në urën e madhe në lagjjen Lakrishtë.
Ky është njoftimi i partisë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Sot, me datën 21 mars (e martë), nga ora 14:00, PSD do të mbajë një aksion simbolik në urën e madhe në lagjen Lakrishtë (tek rrethi i madh)
Ju ftojmë ta ndiqni!.