Lajme

PSD për meshën serbe, ia kujton Kurtit vitin 2014 kur VV bënte roje për parandalimin e meshave serbe

06/10/2021 14:25
nga:N M

Zyrtarë të partisë Socialdemorkate kanë reaguar për meshën serbe që është mbajtur të enjten në kishën serbe që gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Nol Nushi nga kjo parti ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlen e po ashtu i ka rikujtuar Albin Kurtit se sa ishte në opozitë në vitin 2014 , VV bëntë roje para kishës që mos të lejohen mbajtja e meshave serbe në këtë kishë, shkruan Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Miu neper mustaqet e Kurtit
Perderisa Xhelal Sveçla eshte i zene duke shtrire pertoke veteranet dhe invalidet e luftes neper Kosove, bash ne mes te Prishtines, ne kishen simbol te shovinizmit te Millosheviqit, midis hapesires universitare qenka mbajtur mesha.
Kjo po ndodhe ne kohen kur Kurti eshte futur teresisht ne projektin e asociacionit i cili kishat ortodokse i ben praktikisht territore autonome te Serbise ne Kosove.
Me kujtohet kur ne 2014, si Vetevendosje, me insistimin e Albinit, grupe aktivistesh kemi mbajte roje per disa dite me radhe afer kesaj kishe. Disa aktiviste, naten vone ia nderrojne drynin ketij objekti per te parandaluar mbajtjen e meshes se paralajmeruar ne ate kohe.
Sot Kurti eshte ne pushtet, dhe miu po i kalon neper mustaqe.

Reagon ashpër Daut Haradinaj: Liturgjia e mbajtur në kishën e oborrit të UP-së, shkelje e rëndë e dinjitetit të Kosovës