Lajme

PSD pas arrestimeve: Policia, nën urdhrat e Kurtit, dëshiron të shtypë këdo që kundërshton shefin e tyre!

07/16/2021 13:17
nga:Y I

Pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së, ka ardhur reagimi i kësaj partie, shkruan Gazeta Blic.

Në reagimin e tyre publik thuhet se Policia nën urdhrat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton shefin e tyre.

Reagimi i plotë:

Gjatë aksionit të sotëm për të shfaqur zhvatjen që pushteti i Kurtit po e bën ndaj qytetarëve, duke taksuar shtesë regjistrimin e makinës e duke krijuar monopol për një kompani, policia ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë aksionin duke arrestuar e lënduar brutalisht aktiviste e aktivistë të PSD-së.

Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton shefin e tyre. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit.

Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë.

Momenti i arrestimit të dhunshëm të Dardan Molliqajt me shokë (video)