Lajme

PSD paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë, dy orë para takimit në Bruksel

02/26/2023 22:53
nga:G B

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se do të mbajë një aksion simbolik të hënën e 27 shkurtit në orën 13:00.

Kjo, u bë e ditur nga PSD-ja nëpërmjet një komunikate për media.

“Nesër, me datën 27 shkurt (e hënë), duke filluar nga ora 13:00, PSD do të mbajë aksion simbolik pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftim

Ndërkaq, gjatë ditës së hënë, respektivisht, rreth orës 17:00 pritet të mbahe takimi i niveli të lartë në Bruksel në mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.