Partia Socialdemokrate e Kosovës përmes një aksioni simbolik i ka shndërruar veturat e Qeverisë së Kosovës në shërbim, të KEDS, Kjo pasi Qeveria e Kosovës të shtunën ndau 90 milionë euro subvencion për këtë kompania nga 75 sa kishte planifikuar.
Nol Nushi, nga PSD ka thënë se këto vetura e kjo qeveri nuk po i shërbejnë qytetareve të Kosovës por janë kryekëput në shërbim të kompanisë private KEDS.
“Qeveria mblidhet të shtunën në orën 21 dhe i ndan 90 milionë euro. Ne nuk e dimë a ka pasur kërkesa ose si janë ndarë këto para dhe pse po ndodh ky dëmtim i buxhetit të Kosovës me automatizëm të paparë nga Qeveria”, tha ai, raporton Gazeta Blic