Nol Nushi nga PSD ka kritikuar qeverinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për pushtetin nuk je hajn, derisa nuk të nxojnë.
“Ketij pushteti duhemi me i reagu edhe për shkeljen më të vogël, se me bo me i lonë, edhe ne qafë na hypin”, ka shkruar Nushi në Facebook, përcjell Gazeta Blic.
Ai ka kritikuar pushtetin për punësimet në KEK, ku dhe u anulua konkursi, e për këtë zyrtari i PSD-së thotë se ai ishte i manipuluar dhe aty u punësuan militantë të VV-së.
Ai ka publikuar deklaratën e ministres Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se po tentojnë të hedhin akuza ndaj VV-së, me qëllim që ta dëmtojnë atë.
E po ashtu, Nushi ka publikuar edhe deklaratën e kryeshefit të KEK-ut, i cili ka thënë se ka pasur përmbytje të rezultateve në intervistat me gojë për punësimet në KEK.
Ai ka kërkuar që të ndiqen penalisht ata që kanë bërë dallavere në këtë konkurs, derisa ka thënë se duhet të skuqen e të fshihen të gjithë ata ministra, deputetë e analistë që e kanë mbrojtur këtë konkurs.


