Lajme

PSD-ja: RTK është e kapur nga VV’ja, Rilind Gërvalla nuk shkarkohet pa miratimin e Albin Kurtit

08/19/2024 18:40
nga:G C

Nga PSD-ja thonë se dorëheqjet e fundit në Televizionin Publik të Kosovës janë dëshmi e kapjes totale nga Vetëvendosje.

Kështu të paktën tha për GazetaBlic, Bardh Ahmeti, teksa shtoi se Rilind Gërvalla nuk mund të shkarkohet pa miratimin e kryeministrit Kurti.

“Dorëheqjet e fundit në RTK janë dëshmi e kapjes totale të këtij televizioni nga partia në pushtet. Këto dorëheqje vijnë pasi, edhe pse ka fakte të shumta se Rilind Gërvalla, i vendosur aty nga pushteti, ka përdorur televizionin publik për të linçuar mediat si “Nacionale” dhe “Periskopi”, me lajme te rreme, ai nuk mund të shkarkohet pa miratimin e Kurtit”, tha Ahmeti.

Tutje, sipas Ahmetit RTK është shndërruar në një vegël politike.

“Kjo dëshmon se në RTK nuk ka fare pavarësi editoriale dhe se ky televizion është shndërruar në një vegël politike. Në anën tjetër, duke parë edhe përdorimin e institucioneve të tjera siç është AKI-ja, mesazhi është se ky pushtet autoritar do të përdorë të gjitha institucionet që tashmë i ka kapur, për luftë ndaj atyre që i konsideron kundërshtarë”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

Mustafa: LDK vazhdon bojkotin ndaj RTK-së së rrënuar e nënshtruar ndaj pushtetit absolut të VV-së