Bardh Ahmeti nga PSD-ja thotë se Qeveria tashmë është tërhequr nga pozicioni i saj fillestar.
Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic thekson se, tërheqja e Kurtit tregon tendencë.
“Qeveria tashmë është tërhequr nga pozicioni i saj fillestar, i cili thoshte që nuk negociojnë për çështjen e dinarit, në momentin që guvernatori i BQK-së së pari e më pastaj Besnik Bislimi shkuan në Bruksel për të negociuar”, tha Ahmeti.
“Tërheqja e tyre tregon tendencë. Ajo tendencë është kështu: Sillu sovranist, shkakto tension e konflikt dhe në fund tërhiqu. E kemi parë të ndodh disa herë gjatë qeverisjes së tyre dhe po e shohim duke ndodhur dhe tani”, shton Ahmeti.
Ahmeti e quan Kurtin si kryeministër që e ka kapitulluar pozicionin e Kosovës në dialog.
“Gjithçka veç mbetet çështje kohore. Për Kurtin kjo është e rëndësishme sepse kështu menaxhon publikun; me zvarritje të koncesionit, duke rezistent e parimor. Në fakt, Kurti është kryeministri që ka kapitulluar pozicionin e Kosovës në dialog dhe e ka bërë Asociacionin e pashmangshëm, përkundër çdo parimi. Prandaj dhe s’presim qëndrim parimor as me rregulloren e BQK-së”, tha Ahmeti për GazetaBlic.
Beqa: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, qytetarët nuk mashtrohen më nga VV’ja
Pantina thotë se Qeveria ka dështuar: Pse duhet votuesit t’i japin edhe një shansë Albin Kurtit?