Lajme

PSD-ja: Duhet të garantohet mos-kthimi i kryeministrit Kurti në pushtet

07/03/2023 13:37
nga:Genita C

Natyra Kuçi nga PSD-ja e sheh si problem mocionin e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton GazetaBlic.

Kuçi në një prononcim për GazetaBlic kritikoi edhe opozitën duke thënë se, largimi i Kurtit me një përfaqësim të tillë parlamentar nuk kontribuon asgjë për vendin.

“Për PSD-në një mocion i tillë është problem për faktin që, largimi i Kurtit nga qeverisja përmes një përfaqësimi të tillë parlamentar, nuk i kontribuon çështjes në fjalë”, tha ajo.

Në mënyrë që kryeministri Kurti të mos rikthehet më në pushtet, sipas Kuçit duhet formuar një kauzë më e gjerë.

Kuçi thotë se AAK-ja me këtë mocion po bie në kundërshtim me kërkesat e tyre ndaj kryeministrit Kurti.

“Nëse duam ta heqim Kurtin, paraprakisht duhet krijimi i një kauze duke e krijuar një frymë më të gjerë që garanton mos kthimin e tij në pushtet. Dhe, problemi tjetër me këtë mocion është vetë qëndrimi i AAK-së, e cila fillimisht i kërkon Qeverisë t’i zbatojë kushtet e BE-së, dhe pastaj kërkon rrëzimin e qeverisë”, tha Kuçi për GazetaBlic.

“Ata e dinë që ne e dimë, që ata as pragun nuk do ta kalojnë”, deputeti i “GUXO” tallet fort me mocioin e AAK-së

Eman Rrahmani kundër mocionit të AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti