Lajme

PSD: Fotoja nga takimi në Bruksel është montazhë, Kurti nuk shkon në dialog pa kërkuar falje Serbia

06/15/2021 19:26
nga:M K

PSD-ja ka ironizuar me takimin e sotëm në Bruksel, gjegjësisht kryeministrin Kurti, apo thënë më mirë me premtimet e së kaluarës të këtij të fundit.

Kurti sa ishte në opozitë, por edhe gjatë kohës sa ishte e është në pushtet, kishe deklaruar se nuk do të takohej me Vuçiqin, para se Serbia të kërkonte falje për krimet e luftës, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Jemi këtu për ta luftuar dezinformimin. Fotoja që po e shihni këtu është montazh. Një takim i tillë nuk ka ndodhur kurrë. Një takim i tillë nuk do të ndodhë pa e njohur Serbia Republikën tonë; një takim i tillë nuk bëhet pa ardhur kërkim- falja nga Serbia, e pa u zbardhur fati i të pagjeturve.
Kryeministri ynë ka thënë kështu, s’ka si të jetë ndryshe. Eksponentë dashakëqinj nga mediat e partitë politike po duan ta njollosin figurën kristal të kryeministrin tonë. Ata duan t’i pengojnë e t’i fshehin të arriturat tona kolosale.
Qytetarë të dashur, ju duhet të keni kujdes. Bota është e mbushur plot kurthe, gënjeshtra dhe armiq. Gjërat që i shihni, nuk i shihni në tërësinë e tyre; ato që i dëgjoni nuk u’a kuptoni prapaskenat. Prandaj duhet ta ndjekim linjën: të shohim me syrin e Partisë e ta dëgjojmë fjalën e saj. Ekziston çfarë thotë Partia: dëgjoj Partinë, prandaj jam.
Sy e veshë i kemi vigjilencë për Partinë. Ne tregojmë, ajo na udhëzon. Ajo i sheh të gjitha falë besnikërisë tonë.

LEXO EDHE:

Për qytetarët e Kosovës ende nuk jepen viza turistike nga vendet e Evropës Perëndimore

/GazetaBlic/