Partia Social Demokrate përmes një postimi në ‘Facebook’, kanë shprehur pakënaqësi për arrestimin e aktivistëve të tyre, Dardan Molliqajt, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, shkruan GazetaBlic.
Ata po kërkojnë nga Policia e Kosovës lirimin e menjëhershëm të tyre. Pasi që, sipas tyre, arrestimi i Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi.
Kurse, arrestimi i aktivistëve të tjerë, sipas tyre, pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia.
Shkrimi i plotë i PSD-së:
Arrestohen dhunshëm aktivistët e PSD-së
Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot.
Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia.
PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça.


