Sporti

Rusia merr një tjetër dënim të madh në fushën e sportit dhe teknologjisë

03/02/2022 18:16
nga:Mergim Rreci

Sanksionet më të ndryshme kundër Rusisë vazhdojnë të shfaqen pas pushtimit të Ukrainës nga vendi.

Këtë të mërkurë, EA Sports njoftoi se do të heqë të gjitha klubet ruse, si dhe kombëaren e këtij vendi, nga baza e të dhënave të lojërave video FIFA 22, përcjell GazetaBlic Sport.

Një gjest që kompania e justifikon si solidaritet me Ukrainën dhe që do të hyjë në fuqi menjëherë. Në një deklaratë të shkurtër të postuar në rrjetet sociale, EA Sports paralajmëron gjithashtu se po vlerëson masat e tjera që duhen marrë në lidhje me ndryshimet në lojërat që zhvillon aktualisht.