Lajme

‘Prurjet e fundit në PDK’, Maliqi: Çdo votë është e rëndësishme, Lladrovci ka peshë për unitet në bastion!

11/25/2025 17:18
nga:Y I

Iniciativa Qytetare “Demokracia” e udhëhequr nga ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lajmin e ka konfirmuar dje përmes një postimi në Facebook, kryetari i këtij subjekti politik, Bedri Hamza.

“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar” shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Po ashtu po përflitet se PDK-së pritet t’i bashkohet në koalicion parazgjedhor edhe iniciativa e udhëhequr nga Eman Rrahmani, ‘Koalicioni për Familje’.

E kryefjala e ditës së djeshme ishte ulja e tensioneve me Ramiz Lladrovcin pas problematikave që u shfaqën në zgjedhjet e fundit lokale në këtë degë, ngjarje të cilat bënë që Lladrovci të kandidojë me Iniciativën e krijuar nga ai.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit” shkroi Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Po s’i pritet të ndikojnë gjithë këto në rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, tha se Ramiz Lladrovcin e njeh dhe s’e ka peshë për unitet në bastion.

Maliqi potencoi se duhet të ketë angazhim të ‘grave për gratë’ sepse sipas tij se aty po çalon PDK -ja.

“Ramiz Lladrovcin e njoh, ka peshë për unitet në bastion. Çdo votë është e rëndësishme, sidomos duhet të ketë angazhim të grave për gratë më duket se aty po çalon PDK -ja” tha shkurt Maliqi për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/