Lajme

Protestuesit paralajmërojnë hedhje të gurëve në objektin e Prokurorisë, policia largon veturat

08/31/2022 12:39
nga:G C

Sot në Prishtinë është duke u protestuar për rastin e dhunimit të një vajze 11-vjeçare në kryeqytet.

Dhunimi ka ndodhur nga pesë persona, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ndërsa pjesëmarrësit kanë vazhduar të ecin në drejtim të objektit të ish-Rilindjes.

Protestuesit kanë kërkuar dënime më të ashpra ndaj personave që kryejnë vepra të tilla, teksa kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të jenë më të fokusuara në këtë drejtim dhe mos t’i neglizhojnë rastet e raportuara në polici.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të gjuajnë me gurë objektin e Prokurorisë, teksa Polica e Kosovës ka larguar të gjitha vetura që gjenden aty./GazetaBlic/