Ndërsa protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë, ata shprehen se sot po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe jetesën e papërballueshme.
Protesta e sotme pritet të zgjasë rreth dy orë, dhe qytetarë nga rrethet janë nisur po ashtu drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar.
“Për të drejtat e mia, të familjes time, po na ikin fëmijët. Protesta është një formë e vetme për rrëzimin e qeverisë, kemi dalë komplet me familjen.
Në protestë për hallet e përditshme”, tha një nga protestuesit.
“Copë, copë e veç punojmë! Jetojmë kot pa pikë arsye! Me 300 mijë lekë rrogë cca të blejmë, atje në Berat kemi halle nga më të ndryshmet, plaka ime jeton me një pension minimal, si do ushqehet po të mos jemi ne? Duhet të ikin të gjithë këta plehrat këtu!”-tha një tjetër.
“Këtu korrupsioni është i madh shumë, nafta, plehrat kimikë, jetesa është shumë e varfër, nuk ka, njerëzit kanë ardhur për hallet e tyre, se iu ka shkuar këmba deri në fyt. Është lidhur me Vuçiçin me hasmin tone”, tha një nga demokratët.


