Kryeministri i Shën Vincentit dhe Grenadineve është hospitalizuar, pasi u lëndua në një protestë kundër propozimit për bërjen e maskave të obligueshme.
Ralph Gonsalves ishte duke ecur nëpër një turmë afër kuvendit, kur raportohet se u godit në kokë me një gur, shkruan BBC.
Në fotografitë e publikuara në internet, kryeministri shihet i gjakosur në kokë përderisa po largohej me shpejtësi nga skena.
Ministri i Financave tha se kryeministri është dërguar në Barbados për një skanim më të avancuar me këshillën e stafit mjekësor, raportoi agjencia Reuters.
Protestuesit u mblodhën të enjten për të protestuar kundër planit për ta bërë të obligueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë.
Ndryshe, Shën Vincenti dhe Grenadinet shtrihen në pjesën jugore të Detit të Karaibeve dhe kanë më shumë se 32 ishuj.
Shteti i vogël deri më tani ka regjistruar 2.298 raste me Covid-19 dhe 12 viktima. Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, më pak se 9 për qind e popullsisë është e vaksinuar.


