Lajme

Protestuesit kërkojnë që “Dardanët” t’i bashkëngjiten protestës për ish-krerët e UÇK-së

09/23/2026 19:35
nga:G B

rotestuesit e platformës “Liria Ka Emër” po kërkojnë nga lojtarët e Kombëtares së Kosovës që t’i bashkëngjiten protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kreshnik Sopi, nga këshilli i protestave, ka konfirmuar për klankosova se disa nga anëtarët e kësaj platforme do të shkojnë në hotelin ku po qëndrojnë “Dardanët” për të kërkuar që ata të bashkohen në protestën e sotme në Prishtinë.

Sopi tha se këtë kërkesë e kanë bërë edhe përmes emailit, por që nuk kanë marrë përgjigje kurse shtoi se do të kërkojnë që së paku kapiteni i Kosovës të marrë pjesë në këtë protestë.