Lajme

Protestuesit i përgjigjen në mënyrë unike “provokimeve” të Tomë Gashit nga ballkoni i zyrës së tij

01/29/2022 16:43
nga:Genita C

Në Kosovë sot u protestua kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në protestën e organizuar nga PSD kishte një numër relativisht të madh të qytetarëve të cilët kërkuan që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Nga ballkoni i zyrës ku punon, protestën po e ndiqet edhe avokati Tomë Gashi, i cili njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u fotografua në ballkon teksa po incizonte me telefon, ndërkohë që fotografi Riad Bllaca ka kapur momentin kur disa nga protestuesit i përgjigjen duke ia treguar gishtin e mesëm.

Protestuesit janë shpërndarë të qetë teksa ka pasur përplasje kur anëtarë të PSD-së kërkuan që të afrohen tek shkallët e Qeverisë, mirëpo që këtë nuk e lejoi policia.

Sidoqoftë, pas insistimit të protestuesve, policia u kthye prapa dhe krerët e PSD-së u lejuan të mbajnë fjalim.