Lajme

Protestuesit gjuajnë me mjete të forta, thyejnë xhamat e Qeverisë

09/16/2026 16:15
nga:L J

Pas protestës pranë selisë së EULEX-it, protestuesit janë zhvendosur drejt sheshit në Prishtinë, ku situata ka eskaluar me thyerjen e xhamave të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Pas mbërritjes para ndërtesës qeveritare, një pjesë e protestuesve kanë goditur objektin, duke shkaktuar dëme materiale në xhamat e hyrjes.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të Policisë së Kosovës, të cilat po monitorojnë situatën dhe po ndërmarrin veprime për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.