Lajme

Protestuesit e transportuesve publik, flet u.d i kryeshefit të Trafikut Urban

11/24/2025 11:09
nga:G B

Qytetarët e Prishtinës nga sot kanë mbetur pa transport publik, si shkak i bllokimit të buxhetit të komunës së Prishtinës.

Punëtorët e “Trafikut Urban”, por edhe linjave private që kanë pasur marrëveshje me komunën për të operuar, kanë shkuar te ndërtesa e pushtetit lokal të kryeqytetit për t’i kërkuar pagat dhe paratë për mbullimin e shpenzimeve që nuk i kanë marrë tash e shtatë muaj.

Protestës i është bashkuar edhe kryetari Përparim Rama, i cili me protestuesit ka shkuar te ndërtesa e Qeverisë duke kërkuar takim edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Rreth situate për Klan Kosova, në emisionin “Fol me Arin”, ka folur ushtruesi i detyrës së kryeshefit Qëndrim Vitija.

Ai deklaroi se kanë kërkuar takim edhe ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati, për ta qartësuar situatën, por ende nuk kanë marrë përgjigje.