Lajme

Protestuesi grushton oficerin e policisë gjatë demonstratës në Tel Aviv

04/06/2024 23:25
nga:Gazeta Blic

Një protestues në një demonstratë në Tel Aviv ka goditur me grusht një oficer policie, ka thënë policia izraelite.

Forca tha se një grup i vogël “ngatërrestarësh” vendosi të ndezë zjarre dhe të sulmojë oficerët e policisë pas përfundimit të protestës, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë sulmit, një oficer policie u lëndua nga një grusht që mori nga një protestues dhe u dërgua për trajtim mjekësor”.

Në një postim në X, policia izraelite tha se kishte një incident të veçantë ku një person goditi tre civilë me një makinë.

“Në këtë moment bëhet e ditur se një shofer veture ka goditur tre civilë gjatë vozitjes dhe ka vazhduar me vozitje derisa është ndaluar nga policia”, thuhet në njoftim.

Qytetarët e lënduar po marrin tretman mjekësor dhe shoferi do të transferohet për hetime.