Punëtorët e Trafikut Urban dhe atij privat po vazhdojnë protestën edhe ditën e sotme, si shkak i mosmarrjes së pagave, raporton Gazeta Blic.
Por për dallim nga dje, sot punëtorët kanë zbarkuar me autobusë të linjave para Komunës së Prishtinës.
Me autobusë punëtorët do të qarkullojnë edhe nëpër qendër të kryeqytetit.
Në protestën e një dite më parë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu bashkua transportuesve, duke akuzuar Qeverinë për bllokim të buxhetit dhe “sabotazh” ndaj Komunës.
Gazeta Blic ju sjell më poshtë pamje nga protesta.



