Sporti

Protestojnë tifozët e Bayern Munich, janë kundër ndikimit të madh të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II

09/13/2022 22:02
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshejve të Ligës së Kampionëve.

Kryendeshja mes Bayern dhe Barcelonës nuk ka dhuruar gola në 45 minutat e parë, me rezultatin që vazhdon të jetë 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Barcelona kishte disa raste të mira shënimi, por që edhe Bayern Munich u shfaq i rrezikshëm disa herë.

Tifozët e Bayern Munichut kanë zbuluar një pankartë duke protestuar kundër ndikimit të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Kjo pasi ndeshjet e fundjavës së kaluar në Angli janë shtyrë, por kjo ka ndikuar edhe që disa ndeshje të klubeve angleze të mos luhen.