Lajme

Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kërkojnë ndryshimin e Ligjit dhe marrjen e pagave

05/25/2022 11:43
nga:Q R

Ndryshimi i Ligjit për Lotarinë e Kosovës si dhe mosmarrja e pagave për 60 punëtorë kanë bërë që serish para Qeverisë të ketë protestë. Punëtorët e Lotarisë po kërkojnë që të drejtat e tyre të kamotshme të plotësohen nga Qeveria.

Mbi 60 punëtorë të Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe këtë të mërkure para objektit të Qeverisë së Kosovës. Punëtorët po kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe marrjen e pagave. Ata po ashtu kërkuan që të rikthehen në punë meqë tash e sa kohë janë të papunë.

Me pankarta në duar “Mbajeni premtimin miratojeni ligjin”, “Pranuar dhe certifikuar ma Evropë anashkaluar na Kosovë”, “Qeveria pronare punëtorët më rrugë”, “Qeveria të merr përsipër pagat”, “Edhe fëmijë tanë duan jetën”, ata po vazhdojnë të qëndrojnë pranë Qeverisë së Koosvës.