Lajme

Protestojnë banorët e një kompleksi te “Mati 1”, s’kanë ujë tash e tri ditë

06/16/2025 22:26
nga:G B

Banorët e një kompleksi banesor në lagjen “Mati 1” në kryeqytet kanë dalë sonte në protestë.

Ata po protestojnë pasi thanë se tash e tri ditë nuk kanë furnizim me ujë të pijes.

Të njëjtit e kanë thirrur edhe policinë, pasi dyshojnë se kjo po bëhet qëllimshëm.